Edin Dzeko, alternativë për Milanin nëse nuk vjen Giroud
BKT
Sport

Edin Dzeko, alternativë për Milanin nëse nuk vjen Giroud

Milani është duke bërë gjithçka në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Oliver Giroud.

Sulmuesi i Chelsea-t është dëshira e madhe e kuqezinjve për repartin e avancuar. Sidoqoftë, drejtuesit e “Djallit” kanë edhe një plan B nëse nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e francezit dhe alternativa është Edin Dzeko.

Milan i ka ofruar sulmuesit një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë që zgjat deri në vitin 2023 me mundësi rinovimi edhe për një tjetër.

Për të mos u kapur në befasi, “Djalli” është duke parë me kujdes edhe emrin e Edin Dzekos, por edhe për sulmuesin boshnjak situata nuk duket e thjeshtë, pasi pretendimet financiare nga ana e lojtarit janë më të larta se ato që ka Giroud. Drejtuesit e Milanit ndërkohë kanë vendosur të blejnë përfundimisht Sandro Tonalin.

Akordi përfundimtar mes klubit dhe Breshias, që zotëron kartonin e mesfushorit, është 10 milionë euro, pavarësisht pretendimeve që kishte klubi, që kërkonte 15 milionë euro.

Sa i takon sulmit, gjatë javës drejtuesit e Milanit do të përpiqen që sa me shpejt të zgjidhin çështjen e sulmit.