Victoria shkëlqen gjatë një mbrëmje romantike me David
BKT
Magazina

Victoria shkëlqen gjatë një mbrëmje romantike me David

Victoria dukej glamuroze në mbrëmjen jashtë me David, para se futbollisti të shfaqet i veshur me pizhame.

Victoria Beckham ndau një pamje seksi para mbrëmjes me burrin David përpara se ai të zhvishej me pizhame këtë mbrëmje, shkruan The Sun.

Ylli 47-vjeçar dukej e bujshme ndërsa u dha fansave një pamje të mbrëmjes së tyre në Instagram.

Në InstaStoryt e saj, nëna e katër fëmijëve pozoi për një selfie ndërsa reklamonte produktet e grimit nga marka e saj.

Ajo ishte e veshur për valën e nxehtësisë që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar këtë muaj, me flokët e saj ngjyrë kafe të lidhura lart.

Victoria tregoi super në kostumin që zgjodhi ta vishte, ndërsa vendosi një emoji zemër tek pjesa e gjoksit, për të mbuluar modestinë e saj.

Në mbishkrim, ajo la fjalët: “Gati për mbrëmjen e sonte!”, teksa reklamoi edhe buzëkuqin e markës së saj.

Më vonë gjatë natës, Davidi postoi një video të tij topless me vetëm një palë pizhame të bardha veshur poshtë.

Çifti u kurorëzuan më 1999 dhe kanë katër fëmijë: 22-vjeçarin Brooklyn, 18-vjeçarin Romeo, 16-vjeçarin Cruz dhe nëntë vjeçaren Harper.


MË SHUME NGA Magazina