20:21 / 15.06.2021
Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Me të njëjtin vendim, presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi, njofton Zyra e informacionit pranë Presidencës.
Shpallja e datës së zgjedhjeve lokale vjen një ditë pasi Osmani shkarkoi Valdet Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së























