Ky është parashikimi i Arbnor Morinës për sfidën Francë-Gjermani
Francë-Gjermani është super dueli i mbrëmjes së sontme në EURO 2020, raporton RTKLive.com.
Francezët dhe gjermanët përballen në ‘Alianz Arena’ në kuadër të Grupit F.
Trajneri i njohur në futbollin tonë, njëkohësisht analist në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Arbnor Morina, mendon së sfida mes Francës dhe Gjermanisë, do të sjellë një ndeshje interesante.
Sipas teknikut prishtinas, francezët pas një kohë të gjatë, tashmë kanë ndërtuar dy skuadra të forta dhe të gatshme për lojë, derisa sipas Morinës, gjermanët në ndërrimin e gjeneratës.
“Kemi francezët që pas një kohë të gjatë, në 10 vitet e fundit i kanë krijuar dy ekipe, dhe kemi gjermanet që janë ndërrimin e gjeneratës”, tha Morina.
“Karakteristike e Francës është loja në ajër, sepse aty kemi Benzeman dhe Giroud. Por kemi edhe shpejtësinë e ekipës pasi është Mbappe”.
“Por edhe gjermanët kanë lojtarë më përvojë të madh siç është Toni Kroos. Do të jetë interesante loja e këtyre dy skuadrave”, theksoi Morina.
Ndeshja Francë-Gjermani nis në orën 21:00. /RTKLive/























