Rita Ora e lumtur për rikthimin në Los Angeles
BKT
Magazina

Rita Ora e lumtur për rikthimin në Los Angeles

30 vjeçarja arrin të mahnitë me paraqitjet e saj.

Dhe, sapo e dëshmoi se ajo është një ikonë e bukurisë me postimin e fundit.

Në profilin zyrtar në Instagram, bukuroshja Rita Ora shkëlqeu me dukjen derisa njoftoi se ka realizuar një fotosesion të ri.

E veshur me një bluzë me ngjyrë të zezë, artistja me famë botërore zbuloi nga dekolteja e hapur megjithatë e gjithë vëmendja bie te konturat e bukura të Ritës të cilat ia ka nxjerrë në pah makijazhi i përsosur nga grimerët e saj personal.

“Kaq bukur që u ribashkova me familjen time në LA duke përgatitur diçka vërtet emocionuese !!! Whoop whooop… dhe steeeeeel blu shkrepur nga e dashura ime @blairbbrown”, shkroi Rita në përshkrimin e imazheve.

Ndryshe, së fundmi është raportuar nga media e huaja rozë se këngëtarja është duke përgatitur diçka të re me Jeniffer Lopez në projekte muzikore por edhe në film.


MË SHUME NGA Magazina