Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt me telefon.

Vllaznim Osmani, sekretar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, do të flas për industrinë e materialit ndërtimor, rritja e pjesëmarrjes në tregun Kosovar.

Kurse, Gresa Statovci,  koordinatore e programit të Bursave dhe Punës Praktike në MFK, flet për pozitën për punë praktike me pagesë përmes programit, gratë në energji.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme