09:05 / 16.06.2021
Angelina Jolie i prezanton ish-bashkëshortit djalin e saj
Aktorja e njohur, Angelina Jolie, ka qenë duke shpenzuar kohë me ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e disa fotografive nga paparacit, teksa aktorja shihej duke dalë nga apartamenti i tij, shkruan Daily Mail.
Në mesin e shumë spekulimeve, tashmë Angelina ka vendosur që t’ia prezantojë djalin e saj ish-partnerit.

Foto: Daily Mail
46-vjeçarja ndërkohë është fotografuar sërish duke dalë nga vendi ku qëndron Jonny, por kësaj radhe me djalin e saj.
Palët ishin shfaqur me një veshje të thjeshtë, derisa bukuroshja brune zgjodhi të paraqitet pa makijazh.

Foto: Daily Mail
Gjatë javës që lamë pas, Angelina ka qenë duke festuar ditëlindjen së bashku me Miller.























