Ndërron jetë aktorja e “Gone Girl”, Lisa Banes

Ndërron jetë aktorja e “Gone Girl”, Lisa Banes

Aktorja, e njohur më shumë për paraqitjen e saj në “Gone Girl”, Lisa Banes, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Ajo rreth disa javë më parë, saktësisht më 4 qershor u përplas nga një skuter në Manhattan Upper West.

E njëjta kishte pësuar një dëmtim të madh të trurit dhe për një kohë qëndroi në spital.

Lisa Banes (Foto: AFP)

Sipas raportimeve, drejtuesi i skuterit u largua nga vendi i ngjarjes dhe artistja u dërgua me urgjencë në spital.

“Ne jemi të trishtuar për vdekjen tragjike të Lisas”, tha David Williams, menaxheri i saj, në një deklaratë.

“Ajo ishte një grua me shpirt, dashamirësi dhe bujari të madhe dhe e përkushtuar ndaj punës së saj, qoftë në skenë apo para kamerës dhe aq më tepër ndaj gruas, familjes dhe miqve të saj. Ne ishim të bekuar që e kishim atë në jetën tonë”, shtoi më tej ai.

Lisa Banes dhe Ben Affleck (Foto: Supplied)

I lindur në Ohio dhe i rritur në Colorado, Lisa mori pjesë në Julliard përpara se të niste një karrierë të gjatë në New York dhe Hollywood, duke u shfaqur në dhjetëra shfaqje televizive dhe filma.

Banes u martua me Kranhold, një ish- shkrimtare të Wall Street Journal, në një ceremoni intime rreth katër vjet më parë në City Hall.

Kishte role të tjera edhe në: “One Life to Live”, “China Beach”, “The Royal Pains” dhe Nashville. 

Lisa Banes (Foto: Supplied)


MË SHUME NGA Magazina