SHBA dhuron pajisje mjekësore për Shqipërinë

SHBA dhuron pajisje mjekësore për Shqipërinë

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhuruar pajisje mjekësore për spitalin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, që arrijnë vlerën 1 milion dollarë.

Dhurimi përfshin shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e kujdesit intensiv, ventilatorë, makineri me rreze rëntgen, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka postuar në Facebook disa foto nga ceremonia e donacionit të pajisjeve mjekësore.

Ajo ka thënë se SHBA kujdeset shumë për popullin shqiptar, duke kujtuar edhe një citim nga sekretari James Baker vite më parë.

“Kur dikush do të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacientë të shtrihet në një nga ato shtretër, kur një ekspert të lexojë në një nga ato ekranet, shpresoj që ata të kujtojnë, thellë në zemrat e tyre, kujdesin që Amerika jep për qytetarët. Ne kujdesemi shumë për popullin shqiptar dhe ashtu siç u shpreh sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë “Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju””, ka thënë diplomatja amerikane.