Alban Skenderaj jep detaje për versionin e dytë të këngës “Parajsa ime”

Alban Skenderaj jep detaje për versionin e dytë të këngës “Parajsa ime”

Këngëtari ka lansuar projektin muzikor me Elgit Dodën.

Alban Skenderaj, përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtar në Instagram zbuloi se do e publikojë versionin e dytë, shkruan lajmi.net.

Ai ndau dy fotografi derisa i bëri një pyetje fansave dhe ndjekësve. “A jeni gati për “Parajsa ime 2” ?”, ka shkruar këngëtari në përshkrim.

Ndryshe, “Parajsa ime” është publikuar vitin e kaluar në platformën YouTube dhe deri më tani ka arritur 24 milionë shikime.

Rikujtojmë se, “Zjarr në shpirt” është videoklipi i fundit i realizuar nga Albani./Lajmi.net/


MË SHUME NGA Magazina