Jennifer Lopez nënshkruan me Netflix për filmin “Atlas”

Jennifer Lopez nënshkruan me Netflix për filmin “Atlas”

JLo ka zbuluar rolin e ri në film.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez kohën e fundit është fokusuar më shumë në aktrim, shkruan lajmi.net.

Ajo muajt e fundit u angazhua në xhirimet e “Shotgun Wedding”, kurse tani njoftoi se ka nënshkruar për një tjetër projekt të ri filmik.

Bëhet fjalë për filmin “Atlas”, i cili është film i zhanrit Sci-Fi dhe Thriller, si dhe punohet nga gjiganti Netflix.

Lajmin për rolin e ri e konfirmoi vet JLo me anë të disa imazheve, ku po e mbante skenarin në duar dhe bëri të ditur se filmi është me regji të Brad Peyton.

Kujtojmë se JLo kohën e fundit ka qenë shumë e komentuar për jetën private, pas ndarjes nga Alex Rodriguez ajo është ribashkuar me ish-të dashurin Ben Affleck. /Lajmi.net/

 


MË SHUME NGA Magazina