Itali-Zvicër, ky është parashikimi i Rafet Prekazit

Itali-Zvicër, ky është parashikimi i Rafet Prekazit

Sfida mes Italisë dhe Zvicrës, takim ky që nis pas pak minutash, është kryendeshja e ditës së sotme në Evropianin 2020, raporton RTKLive.com.

Kjo përballje që luhet në kuadër të rrethit të dytë në Grupin A, është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat, sidomos për Zvicrën, e cila synon fitoren e parë në këtë eveniment të madh të garave evropiane, por për skuadrën helvete në të cilën sonte do të jenë titullar edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, fitorja do të jetë mision i vështirë, sepse përball do të kenë Italinë e Roberto Mancinit.

Trajneri i njohur i futbollit tonë, njëkohësisht analisti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Rafet Prekazi mendon së kjo ndeshje do të jetë interesante. Ai vlerëson lart lojën që po bën Italia nën drejtimin e Roberto Mancinit.

“Sa i përket kësaj ndeshje, pikat pozitive dhe negative. Italia është ekip që luan futboll të hapur dhe është në ngritje. Dihet kush luan tek Italia dhe qysh luan ekipe në kontinuitet. Dihet së në ndeshjet e kaluar sa sulme ka bërë. Taktikisht janë të fortë. Janë një ekip që edhe kur udhëheq nuk e mbron rezultatin, por është ekipe që kërkon edhe golin e dytë”, tha Prekazi.

“Zvicra standard më sistemin që luan. Karakteristik e Zvicrës është loja më topa në thellësi. Në tetë lojë në kualifikimi Zvicra ka marr veç 8 gola, kjo do të thotë së është mbrojtje e fortë. Taktikisht më Italian është vështirë më luajt, sepse Italia njihet për lojën taktike”, theksoi Prekazi.

Ndeshja mes Italisë dhe Zvicrës nis në orën 21:00 dhe transmetohet në RTK1. /RTKLive/