Flamini jep mendimin e tij se cila skuadër shkon në finale të Euro 2020

Flamini jep mendimin e tij se cila skuadër shkon në finale të Euro 2020

Ish-mesfushori i Milanit, Mathieu Flamini beson se Italia mund të arrijë në finalen e Euro 2020.

Italia filloi Kampionatin Evropian me një fitore 3-0 ndaj Turqisë dhe sonte luan me Zvicrën.

Ish-lojtari i Francës, Flamini u tërhoq nga futbolli në vitin 2019 dhe kaloi pesë vjet në Milano midis viteve 2008 dhe 2013.

Përpara ndeshjes së sotme të Grupit A midis Italisë dhe Zvicrës, 37-vjeçari vuri në dukje cilësinë në skuadrën e “Azzurrëve” dhe beson se të përzgjedhurit e Roberto Mancini mund të shkojnë shumë larg në këtë turne.

"Italia ka një ekip shumë të fortë, një portier të fortë dhe një mbrojtje me përvojë, me një mesfushë shumë të sigurt," tha Mathieu për “Sky Sport Italia”.

“Jorginho sapo ka fituar Ligën e Kampionëve. Edhe sulmuesit Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne mund të shënojnë në çdo ndeshje.”

“Mendoj se ata kanë cilësitë për të arritur në gjysmëfinale ose në finale. Unë shoh një ekip të ri, solid dhe me cilësi”, tha në fund Flamini.