Koeman zbulon blerjen më të re të Barcelonës

Koeman zbulon blerjen më të re të Barcelonës

Memphis Depay do të bashkohet me Barcelonën si një lojtari i lirë dhe marrëveshja do të përfundojë shumë shpejtë.

Akordi verbal tashmë është arritur për një kontratë deri në vitin 2023 me opsion të vazhdimit deri më 2024.

Lajmin së fundi e ka konfirmuar trajneri i Barcelonës i cili duke folur për “Voetbal International”, deklaroi:

“Marrëveshja është gati e përfunduar. Nuk është nënshkruar ende, por është pothuajse e përfunduar. E kam kërkuar fort që prej muajsh”.

Paris-Saint-Germain dhe Juventusi thuhej se kishin shprehur interesim për shërbimet e holandezit.