S’ndalet Drita, transferon edhe një super-lojtar

S’ndalet Drita, transferon edhe një super-lojtar

Drita ka bërë goditjen më të madhe gjatë këtij afati kalimtar veror në futbollin kosovar.

Gjiganti kosovar ka arritur ta transferojë super mesfushorin e talentuar Muharrem Jashari nga Trepça ’89.

Drita fitoi garën me rivalin lokal SC Gjilanin për futbollistin fantastik, i cili ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin bardhekaltër, raporton olle.

Njoftimi i plotë nga Drita FC pa ndërhyrje:

MUHARREM JASHARI është lojtari ynë!

Klubi jonë ka knaqësinë që të zyrtarizojë një tjetër emer të përfolur shumë kohëve të fundit.

Njëri prej super mesfushorëve të superligës ka zgjedhur klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij dhe zyrtarizimi është bërë nga presidenti i klubit Valon Murseli.

Muharrem Jashari i njohur si MULI, mes shumë ofertave nuk e kishte të vështirë që të zgjidhte klubin tonë andaj do të jetë një forcë shtesë për trenerin Nuhiu që do ta ketë në dispozicion menjëherë.

MULI tashmë 23 vjeqarë është produkt i klubit të KF Trepqa 89 ku aty u zhvillua si lojtarë dhe ku kishte kontratë me klubin edhe për një vit tjetër por që dëshira e lojtarit për të vazhduar karrierën me ndonjë klub tjetër nuk u pengua nga drejtuesit e klubit të KF Trepqa 89 për të cilën i jemi shumë falënderues dhe Muli kishte zgjedhur pikërisht klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij.

Muli ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin dhe do të jetë pjesë e klubit tonë deri në qershor të 2024.

Muli qe nga sot i është bashkuar ekipit për të vazhduar me përgaditjet për ndeshjet e europës!

Mirë se vjen MULI

FC DRITA