Italia shkund Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit

Italia shkund Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit

Italia ka siguruar kualifikimin në rundin tjetër në Evropianin 2020, duke mposhtur Zvicrën, me rezultat 3-0, sonte në kuadër të Grupit A, raporton RTKLive.com.

Skuadra e Roberto Mancinit edhe në duel me Zvicrën e Xhakës e Shaqirit, shfaqi performancë të lartë, duke dominuar ndeshjen dhe duke arkëtuar edhe tri pikë që çojnë këtë skuadër në rrethin tjetër të garave.

Manuel Locatelli ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar dygolësh në minutën e 26’ dhe 52’, derisa Ciro Immobile 89’, i dha goditjen e nokautit skuadrës zvicerane, e cila tashmë ka pak gjasa që të kaloj në rundin tjetër të EURO 2020.

Pas kësaj fitore, Italia kryeson Grupin A me gjashtë pikë, e ndjekur nga Uellsi me dy pikë më pak, kurse, Zvicra ka vetëm një pikë në vendin e tretë, derisa Turqia ende nuk ka asnjë pikë. /RTKLive/