Historiku i lavdishëm i Ramosit në Real Madrid

Historiku i lavdishëm i Ramosit në Real Madrid

Klubi mbretëror i La Ligas Real Madridi ka njoftuar se te ënjtën do t’i jepet lamtumira mbrojtësit legjendar të kësaj skuadrë Sergio Ramos.

Palët nuk arritën të gjenin një marrëveshje të përbashkët për ta vazhduar qëndrimin në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Ende nuk dihet se te cili klub do të luajë Ramos në vazhdim, por historia e tij me Realin është e papërsëritshme.

Një numër i madh trofesh dhe i paraqitjeve e karakterizon rrugën e lavdishme të tij me “Los Blancos”.

Që nga koha kur Ramos u bashkua me Real Madridit ai ka bërë:

671 paraqitje

Luajti në 16 sezoni

I shënoi 101 gola

I fitoi:

5 tituj të La Ligas

4 Liga të Kampionëve

2 Copa del Rey

4 Superkupa të Spanjës

3 Uefa Super Cup

4 FIFA Club World Cup