Soreca: Duhen prokurorë të specializuar për hetimet
Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se duhet të ketë prokurorë më të specializuar sa i takon çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore.
Deklaratën, kryediplomati e dha gjatë konferencës “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”, të organizuar nga prezenca e OSBE në Shqipëri.
Sipas tij, strategjia për të luftuar këtë lloj krimi, kërkon nevojën për të përfshirë në luftë edhe shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian, e që në shumicën e rasteve janë vende tranzit që përdoren për trafikimin e qenieve njerëzore, njofton euronews.albania.
“Aksesi në drejtësi është i një rëndësie të veçantë”, – u shpreh Soreca teksa theksoi se duhet të ketë dënime përfundimtare nga gjykatat për trafikantët që kryejnë të tilla krime të tmerrshme.
Ndërkaq, ambasadori solli në vëmendje nevojën për më shumë mbështetje financiare për strehimin e viktimave të trafikimit.























