Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Dizajnerja, Linda  Koshi, do të flas për modën, suksesin dhe bashkëpunim përtej Kosovës.

Jerome Granjon , pianist, flet për pianistin francez në skenën e Chopin Piano Fest" dhe për rrugëtimin e festivalit "Chopin Piano Fest".

Në lidhje të drejtpërdrejt, për ekspozitën me fotografi "N'rrugë drejt lirisë", do të flas autori, Isa Jasiqi.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme