15:39 / 17.06.2021
Malisheva ia vazhdon kontratën kapitenit
Malisheva ka vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Dreni Kryeziu. Për arritjen e marrëveshjes ka njoftuar vetë klubi.
"Sot FC Malisheva nënshkroi vazhdimin e kontratës me kapitenin Dreni Kryeziu i cili e definoi një gjenaratë në FC Malisheva.
Dreni nuk është vetëm një figurë e kësaj gjenerate, por një ikonë e krenarisë dhe suksesit të klubit", ka njoftuar klubi.























