15:44 / 17.06.2021
Busquets mungon edhe ndaj Polonisë, rezulton ende pozitiv me COVID-19
Sergio Busquets do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të “Euro 2020”.
Spanja përballet me Poloninë në kuadër të “Euro 2020” në ndeshjen e dytë, dhe sipas “Mundodeportivo.com”, kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim, transmeton lajmi.net.
Busquets rezultoi pozitiv pak ditë para se të fillonte Kampionati Evropian dhe mendohej që do të humbiste vetëm ndeshjen e parë.
Mirëpo, kapiteni do të mundojë edhe ndaj Polonisë, pasi ai është ende pozitiv me COVID-19.























