Gjestet e Pogba dhe CR7, UEFA paralajmëron federatat: Do të gjobiteni!

Gjestet e Pogba dhe CR7, UEFA paralajmëron federatat: Do të gjobiteni!

Gjestet e Ronaldo dhe Pogba duke larguar pijet nga tavolina e konferencës për shtyp ka nxehur së tepërmi UEFA-n e cila ka reaguar ndaj këtyre veprimeve duke i paralajmëruar federatat me gjobë.

Drejtori i UEFA-s, Martin Kallen ua ka përcjellë lajmin drejtpërdrejtë federatave duke u theksuar se veprime të tilla nuk lejohen pasi prishin imazhin e sponsorëve.

“Është e rëndësishme sepse të ardhurat e sponsorëve janë thelbësore për turneun dhe futbollin evropian”, shprehet Kallen.

Coca-Cola dhe Hajneken janë dy nga 12 sponsorët kryesorë të turnet të cillët i sjellin UEFA-s fitime mbi 2 miliardë euro dhe është shumë e rëndësishme të ruhet marrëdhënia e mirë me ta.

UEFA ka vendosur që në shenjë respekti të largojë birrat nga tavolina kur në konferencë do të paraqitet një lojtar musliman, por lejohet rreptësishtë që ky veprim të bëhet nga futbollistët.