Ky është parashikimi i Arbnor Morinës për ndeshjen Holandë-Austri

Ky është parashikimi i Arbnor Morinës për ndeshjen Holandë-Austri

Holandë-Austri, është dueli kryesor i ditës së sotme në Evropianin 2020, raporton RTKLive.com.

“Tulipanët” dhe austriakët do përballen në kuadër të rrethit të dytë të Grupit C. Të dy skuadrat këtë Evropian e kanë nisur me fitore, andaj ky duel pritet të jetë interesant pasi që të dy skuadrat synojnë fitore në mënyrë që të bëjnë hapin e madh në garën për të siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të garave të këtij evenimenti të madh evropian.

Trajneri i njohur i futbollit tonë, njëkohësisht analist në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), mendon së sfida mes holandezëve dhe austriakëve, do të sjellë një ndeshje joshëse, sepse sipas tij, të dy skuadrat në mesin e tyre kanë lojtarë cilësorë si dhe pikët nga ky duel janë tejet të rëndësishme.

“Ajo që është interesante për Austrinë është së ata po luajnë në mënyrë disiplinore. Austriaket po luajnë futboll tipik gjerman, por përball një Holandë do të jetë vështirë”, tha Morina në RTK.

“Ka më qenë një lojë interesante, por mendoj se holandezët kanë përparësi, sepse kanë lojtarë më përvojë më të madhe”, theksoi tekniku prishtinas.

Ndeshja mes Holandës dhe Austrisë, nis në orën 21:00 dhe transmetohet në RTK1. /RTKLive/