Romelu Lukaku, lojtari i ndeshjes Danimarkë – Belgjikë

Romelu Lukaku, lojtari i ndeshjes Danimarkë – Belgjikë

Sulmuesi Romelu Lukaku befasisht ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes Danimarkë – Belgjikë.

Belgu zhvilloi ndeshje të plotë edhe pse bashkëlojtari Kevin de Bruyne ishte në top formë duke shënuar një gol dhe dhuruar një asistim.

Sidoqoftë, UEFA çmimin e lojtarit të ndeshjes e ka dhuruar te Lukaku.

“Romelu Lukaku u njoh për paraqitjen sensacionale në pjesën e dytë”, shkroi UEFA në Twitter.

Qendërsulmuesi ishte më meritori te goli i parë duke nisur aksionin që u konkretizua nga Thorgan Hazard, raporton lajmi.

Ndërkohë, Belgjika me fitoren ndaj Danimarkës është kualifikuar në fazën 1/16 e “Euro 2020”.