22:13 / 17.06.2021
Kanye West dhe Irina Shayk në një lidhje në distancë
Kanye West po shkon mirë me Irina Shayk. Pas shëtitjes në Francë, një burim për “People” tha se reperit i pëlqen të kalojë kohë me modelen ruse, por nuk ka plane për t’u larguar nga Los Anxheles.
“Kanye është mirë. Ai bëri një udhëtim të këndshëm në Francë me Irinën. Do të mbajnë një marrëdhënie në distancë.
Kanye do të vazhdojë të qëndrojë në Los Anxheles, ai nuk ka plane për t’u shpërngulur në Nju Jork”, tha burimi.
Po i njëjti burim shtoi se shpërngulja nuk do të bëhet pasi fëmijët e tij jetojnë në Los Anxheles dhe biznesi i tij ndodhet po atje, megjithatë ai ka në plan ta takojë së shpejti modelen.























