“Tulipanët” të fortë për Austrinë

“Tulipanët” të fortë për Austrinë

Holanda e ka mposhtur Austrinë, me rezultat 2-0, sonte duke siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të garave në Evropianin 2020, raporton RTKLive.com.

Holanda dhe Austria u ndeshen në kuadër të rrethit të dytë të Grupit C.

“Tulipanët” janë treguar ekip më mirë së austriakët, duke e kontrolluar lojën më mirë në terren dhe duke shënuar dy gola për tri pikë të arta në rrugën për kualifikim në rundin tjetër të këtij Evropiani.

Memphis Deapy në minutën e 11’ zhbllokojë ndeshjen duke shënuar nga penalltia për epërsinë e skuadrës holandeze.

Edhe në pjesëlojën e dytë, ishin futbollistët e Holandës që dominon lojën, dhe Denzel Dumfries në minutën e 67’ dyfishoi avantazhin e holandezëve në 2-0, rezultat më të cilin u mbyll kjo sfidë joshëse.

Pas kësaj fitore, Holanda kryeson Grupin C me gjashtë pikë, tri më shumë së Ukraina dhe Austria, derisa Maqedonia e Veriut ende është pa pika. /RTKLive/