09:48 / 18.06.2021
Eriksen është operuar, sot lëshohet nga spitali
Christian Eriksen ka përfunduar operacionin me sukses.
Doktorët i kishin sugjeruar danezit që t’ia implantojnë një defibrilator tek zemra e tij pasi qe në rast se një arrest kardiak do të ndodh në të ardhmen, pajisja do të reagojë menjëherë për ta rikthyer zemrën e tij në funskion.
Sipas La Gazzetta dello Sport, një kontroll tjetër do të bëhet pas katër apo pesë javësh në Milano, shkruan transmeton.net.
Gazeta zbulon se Erikseni do të rikthehet në shtëpinë e tij në Kopenhagë sot, ai është diagnostifikuar me një miokardit, një inflamacion në muskulin e zemrës.
Eriksen kishte ndjekur ndeshjen ndaj Belgjikës ku në grupin e Whats App iu kishte thënë bashkëlojtarëve që: “Keni qenë të mrekullueshëm”.























