Arben Vishaj emërohet u.d. të drejtorit të Klinikës Infektive
Nga dita e djeshme infektologu, Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë Vishaj, i cili tha se dje e ka pranuar këtë pozitë nga drejtoria e Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
“Po është e vërtetë jam emëruar ushtrues detyre I drejtorit të Klinikës Infektive”, tha shkurt Vishaj, për KosovaPress.
Infektologu, Arben Vishaj është emëruar në këtë pozitë pasi dha dorëheqje nga ky post Izet Sadiku tash e tri javë.
Sadiku ditë më parë kishte deklaruar se dorëheqje ka dhënë për arsye personale, derisa këtë pozitë e kishte pranuar në fillim të marsit kur vendi jonë përballuar me valën e tretë të COVID-19.
Izet Sadiku ishte emëruar si u.d. të drejtorit të Klinikës Infektive pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berishës.























