11:31 / 18.06.2021
Grevë në Itali, anulon tre fluturime nga Rinasi
Tre fluturime nga Tirana janë anuluar ditën e sotme si pasojë e një greve në Itali ndërsa në Rinas udhëtarët që kanë prerë biletën shprehen se nuk kanë marrë shpjegime si do të zgjidhet problemi i tyre dhe kur do të mund të arrijnë në destinacion.
Fluturimet e anuluara janë nga Tirana për në Milano, Treviso dhe Ancona. ABC sjell pamjet e situatës në Rinas, ku fëmijë, gra dhe të moshuar presin për zgjidhje./Abcnews.al























