Laboratorë modernë në QSUT
BKT
Shqipëri

Laboratorë modernë në QSUT

Investimi në laboratorët publik ka nisur një kapitull të ri të modernizimit të shërbimit shëndetësor.

Laboratori i ri në QSUT ka rritur gamën e analizave falas në këtë spital dhe ka siguruar kushte pune bashkëkohore për mjekët dhe infermierët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot një video nga Spitali e cila bën me dije se laboratore të njëjtë do të ngrihen në 18 spitale publike. “Zgjerohet gama e analizave falas, që siç shprehen vetë mjekët, janë me standardet më të larta, për të gjithë pacientët që marrin shërbim në qendrën më të madhe spitalore në vend. E njëjta cilësi do të jetë në 18 spitale, me ngritjen e rrjetit supermodern të laboratorëve publikë në vend”, tha Manastirliu.

Aktualisht, ky partneritet është shtrirë në 7 spitale publike, duke filluar nga QSUT dhe 4 spitalet e tjera universitare të Tiranës si dhe në spitalin Rajonal të Fierit dhe Beratit, për të vijuar më pas, sipas kalendarit, me shtrirjen në të gjithë spitalet rajonale dhe në dy spitale bashkiake brenda këtij viti. Përmes këtij partneriteti, parashikohet një shtim i volumit të analizave me standard dhe siguri e lartë në rrjetin e ri të laboratorëve publikë në vend./rtsh

 


MË SHUME NGA Shqipëri