Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Sebahate Pacolli dhe Korab Krasniqi, nga qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës, do të flasin për promovimin e librit "Përtej dhimbjes drejt guximit", rrefime për traumën e dhunës seksuale në luftë.
Kurse, Aleksandër Peçi, kompozitor dhe Jeta Dida Bujari, drejtoreshë e Shkollës së muzikës, “Prenk Jakova” , do të flasin për koncertin nga kjo shkollë për nder të 70 vjetorit të kompozitorit.
Ndërsa, .Behie Murtezi Saqipi, koreografe, flet për premierën e baletit për fëmijë " E bukura dhe bisha".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























