Banorët e Bënçes kundër fabrikës së bitumit
BKT
Shqipëri

 Banorët e Bënçes kundër fabrikës së bitumit

Banorët e fshatit Bënçë në Tepelenë janë përplasur sot me përfaqësuesit e firmës që kanë ngritur një fabrikë të bitumit për të bërë asfaltin e rrugës Tepelenë- Kurvelesh.

Banorët thonë se kjo fabrikë po shkatërron faunën dhe lumin e Bënçes .

Banorët kanë protestuar paraditen e sotme dhe në krah të tyre ka qenë edhe ambientalistët Auron Tare dhe Sazan Guri.

Banorët thonë se fabrika e bitumit po dëmton faunën dhe kanë kërkuar një dëgjesë me përfaqësuesit por deri tani nuk është bërë.

"Ka pasur sharje, ofendime e përplasje. Nga këto është dëmtuar Auron Tare disa banorë dhe përfaqësues të firmës. Banorët thonë se punimet po bëhen pa lejen e tyre, dhe asnjë banor nuk ka firmosur për lejimin e punimeve në këtë zonë” informon gazetarja e Ora News,Entiola Budo

Më pas ka ndërhyrë policia dhe një pjesë e atyre që u përfshin në përplasje ndodhen në komisaratin e Tepelenës për të dhënë shpjegime.


MË SHUME NGA Shqipëri