Ky është parashikimi i Andin Lokajt për sfidën Angli-Skoci
BKT
Sport

Ky është parashikimi i Andin Lokajt për sfidën Angli-Skoci

Përballja mes Anglisë dhe Skocisë, është sfida kryesore e ditës së sotme në Evropianin 2020, raporton RTKLive.com.

“Tre Luanët” dhe skocezët ballafaqohen në kuadër të rrethit të dytë të Grupit D. Ky duel parashikohet të sjellë një ndeshje të zjarrtë për shkak të rivalitetit të mëdha që kanë këto dy kombëtare.

Komentatori i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Andin Lokaj mendon së dueli mes Anglisë dhe Skocisë, mund të jetë ndeshja më e mirë në fazën e grupeve në këtë Evropian.

Sipas Lokajt, Anglia ka skuadër cilësorë dhe mund të shkoj deri në fund të këtij evenimenti të madh në futbollin evropian.

“Padyshim së është ndeshja e ditës së sotme dhe mund të jetë ndeshja më e fortë në fazën e grupeve. Gjithmonë ka pasur rivalitet mes tyre”, tha Lokaj.

“Më emëra të lojtarëve këtu s’ka asgjë të lehtë, por mendoj se Anglia këtë herë ka skuadër që mund të shkojë deri në fund sepse ka një skuadër mjaft të fortë”, theksoi Lokaj.

Ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë nis në orën 21:00 dhe transmetohet në RTK1. /RTKLive/