10:59 / 21.06.2021
Rastet aktive me COVID në Shqipëri/ Manastirliu shpërndan lajmin e mirë
Në spitalin Infektiv po marrin trajtim vetëm nëntë pacientë të infektuar me koronavirus.
Lajmin pozitiv e ka shpërndarë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja thekson se numri i rasteve të aktive në të vendin po ulet ndjeshëm.
“Vetëm 9 pacientë me #Covid19 po marrin trajtim në spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin”, shkruan Manastriliu.
Kujtojmë se qarku i parë që është “pastruar” nga infektimet është Vlora./vp























