Schwarzenegger thotë se fëmijët e tij e urrenin punën si guvernator

Schwarzenegger thotë se fëmijët e tij e urrenin punën si guvernator

Fëmijët e Arnold Schwarzenegger nuk ishin adhurues të karrierës së tij politike.

Aktori 73 vjeçar dhe guvernatori tashmë në pension foli për ndjenjat e familjes së tij me vajzën e madhe Katherine, 31 vjeçe, në shfaqjen e saj në Instagram: “Before, During and After Baby”.

Të shtunën, dyshja në episodin e 32-të të Katherine zbuluan shumë gjëra për atë që shënohet edhe si ‘Dita e Baballarëve’.

Brenda intervistës 34 minutëshe, Arnold pranoi që katër fëmijët e tij nuk ishin të kënaqur me kalimin e tij nga një yll filmi në guvernatorin e Kalifornisë.

Familja Schwarzenegger u zhvendos nga Hollywood në Sacramento, ku Arnold shërbeu dy mandate nga 2003 në 2011.

“Së pari, mendoj se është shumë e rëndësishme t’i tregosh të gjithëve se sa shumë e urreni punën time. Ishte një nga ato gjëra të çuditshme ku thjesht mendoja se: ‘Oh, fëmijët e mi do të jenë kaq krenarë që jam guvernator tani. Dhe të gjitha këto gjëra, por unë nuk mendoj se ju vërtet jeni lidhur me këtë’”,tha Arnold. “Unë mendoj se ju ishit mësuar aq shumë me atë që po bënim kur isha në një set filmik”.

Ylli i “Terminator” shpjegoi se fëmijët e tij ishin më shumë të mësuar të bënin detyrat e tyre në studiot e filmit dhe t’i bashkoheshin atij në grupe ku ai mund të xhironte një skenë për një film.

“Ky ishte argëtimi juaj”, shtoi ai. “Kështu që, kur mendoni për programet pas shkollës, ky ishte si programi perfekt pas mësimit”.

Sipas mundësit australian, të kthyer në politikan, fëmijëve të tij nuk i pëlqente serioziteti e për këtë edhe puna si guvernator.

Arnold Schwarzenegger (Foto: YouTube)

Aktori ndan katër fëmijë me ish-bashkëshorten Maria Shriver: Katherine, Patrick, Christopher dhe Christina. 


MË SHUME NGA Magazina