12:45 / 21.06.2021
Kryemadhi i jep mandat Petrit Vasilit me 361 vota
Monika Kryemadhi ka pranuar mandatin e Fierit duke djegur kështu Kejdi Mehmetjan, e cila ishte e dyta në listnë e Fierit, ku LSI mori vetëm një mandat.
Kështu Kryemadhi i ka dhënë mundësinë të futet në Kuvend nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili ishte në listën e Tiranës dhe mori vetëm 361 vota gjithsej.
Kryemadhi kandidoi në tre qarqe, në Elbasan, Tiranë dhe Fier. Në Tiranë LSI mori dy mandate, në Fier 1 dhe në Shkodër 1 mandat./gazetashqip























