Theu rekord, Billie thotë se pozimi për ‘Vogue’ nuk ishte në rregull
BKT
Magazina

Theu rekord, Billie thotë se pozimi për ‘Vogue’ nuk ishte në rregull

Këngëtarja Billie Eilish ka thyer rekordin e pëlqimeve në Instagram, ku ka publikuar kopertinën e revistës ‘Vogue’.

Ajo iu është përgjigjur disa pyetjeve për reagimet e saj duke thënë se ‘nuk ishin në rregull.

Paraqitja e saj zgjoi shumë vëmendje për shkak të veshjes së Eilish. Nga ajo pozë mahnitëse ajo rrëmbeu afër 17 milionë pëlqime.

Në një intervistë për ‘Rolling Stone’, Eilish diskutoi për fotot e kopertinës dhe tregoi se si disa prej tyre nuk ishin bërë për qefin e saj.

“Unë pashë një fotografi time në kopertinën e Vogue [nga] nja dy vjet më parë me rroba të mëdha, të mëdha përmasash [pranë kopertinës së re të Vogue ]. Atëherë mbishkrimi ishte si: ‘Kjo quhet rritje’, ”tha ajo.

“Unë e kuptoj se nga po vijnë. Jo, kjo nuk është në rregull. Unë tani nuk jam kjo dhe nuk kisha nevojë të rritesha prej kësaj ” u shpreh ajo.


MË SHUME NGA Magazina