Bebe Rexha me dedikim të veçantë për ‘Ditën e Baballarëve’

Bebe Rexha me dedikim të veçantë për ‘Ditën e Baballarëve’

Ditën e djeshme (e diel) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumë vende të tjera u shënua ‘Dita e Baballarëve’.

Me këtë rast, shumë nga të famshmit ndanë imazhe e dedikime të ndryshme për të shënuar këtë ditë speciale.

Një gjë të tillë e bëri edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Krijuesja e hitit “Meant to Be” ka shpërndarë një video me të atin, ku shfaqet duke shkëmbyer një përqafim me të.

“Kur nisa për herë të parë punën në biznesin e muzikës, isha shumë e frikësuar. Babai im më thoshte ‘mos u shqetëso gjithmonë do të kesh një çati mbi kokë dhe një vend për të fjetur për sa kohë unë do të jem këtu’”.

“Faleminderit që gjithmonë më ke qëndruar pranë. Tani të qëndroj unë ty pranë. Të dua babi. Urime Ditën e Baballarëve”, ka shkruar ajo.

Siç edhe e dëshmon në video, artistja nga Dibra ruan një raport të mrekullueshëm me të dy prindërit.