I akuzoi për amoralitet, reagime të fuqishme kundër Ardita Sinanit
BKT
Lajme

I akuzoi për amoralitet, reagime të fuqishme kundër Ardita Sinanit

Kërkesa për dorëheqje vjen pasi kryetarja e Preshevës gjatë javës së kaluar akuzoi në mënyrë të përgjithsuar se në kabinetin e ish kryetarit Shqipêrim Arifi ka pasur amoralitet të rëndë, deklarata këto që çuan në reagime jo vetëm nga femrat në Preshevë.

"BOLL MO ARDITË - Mjaft i'a fyeve nderin Presheves "

Forumi Rinor i Alternativës për Ndryshim realizuan aksionin kundër deklaratave skandaloze e denigruese të kryetares Ardita Sinani me moton: " BOLL MO ARDITË - Mjaft i'a fyeve nderin Presheves "

Ky aksion u ndërmorr për të ngritur notë proteste dhe si pasojë e një sërë deklaratave, linçimeve e shpifjeve të adresuara në emër të të gjithë subjektit Alternativa për Ndryshim, qysh nga fushata elektorale deri në ditët kur ajo po udhëheq, dhe me këtë konsiderojmë se është shkelur çdo parim etik e politik.

Andaj duke i marrë për bazë të gjitha këto, si dhe me qëllim të reflektimit ndaj zhvillimeve të fundit kërkojmë nga Ardita Sinani DORËHEQJEN e saj të menjëhershme.


MË SHUME NGA Lajme