Çitaku: Qeveria malazeze ka ndryshuar, duhet të kemi kujdes

Çitaku: Qeveria malazeze ka ndryshuar, duhet të kemi kujdes

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga Qeveria që të ketë kujdesë me veprimet karshi Malit të Zi. Ajo ka thënë se me qeverinë aktuale malazeze gjërat janë më të komplikuara.

Çitaku ka thënë se nuk bën të veprohet në mënyrë të papërgjgjshme.

“E mbaj në mend shumë mirë, njohja nga Mali i Zi ka qenë jo vetëm e rëndësishme, por edhe përcaktuese për njohjet që kanë pasuar. Mali i Zi na ka njohur përkundër rezistencës pro-Serbe dhe pro-Ruse.
E vërteta është se me qeverinë aktuale në Mal të Zi, gjërat janë më të komplikuara seç kanë qenë më parë. Ne nuk guxojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjëshme. Çështje të tilla duhet të trajtohen me delikatesë dhe larg presionit publik”, shkroi Çitaku.

Ajo ka thënë se Mali i Zi është shtet mik i Kosovës dhe duhet të trajtohet me respekt.

“Mali i Zi është mik i Kosovës, dhe këtë e ka dëshmuar jo vetëm me qëndrime, por edhe me vepra në momente kyçe për shtetin tonë. Është mirë të trajtomë miqtë tonë me respektin që meritojnë”, është shprehur Çitaku.

Mediat malazeze raportuan sot se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës, në Mal të Zi dhe kompanisë “Sunraf Beach Areas”, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katërorë tokë në shtëtitoren “Rafailoviq”, vend ku dikur ishte vendosur një vendpushim për fëmijë.

“Vijesti” shkroi se Agjencia Kosovare e Privatizimit po kërkon edhe kthimin e 33 mijë metra katrorëve në Gjirin e Kamenovës, i cili dikur ishte vendpushimi i punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe nxënësve të Kosovës.


MË SHUME NGA Aktuale