Borrell: Bashkëpunimi BE-SHBA do të ndihmojë dialogun Kosovës-Serbi

Borrell: Bashkëpunimi BE-SHBA do të ndihmojë dialogun Kosovës-Serbi

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell vlerëson se bashkëpunimi i zgjeruar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian do të ndihmojë procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga Tanjug nëse ai kishte biseduar me presidentin e SHBA Joe Biden rreth raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, shefi i diplomacisë evropiane tha se ai kishte informuar sekretarin e Shtetit Antonio Blinken për këtë.

"Tani ka një bashkëpunim shumë të mirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Nuk është më një garë ku Shtetet e Bashkuara po përpiqen të imponojnë një proces të udhëhequr nga BE në dialog. Tani jemi duke bashkëpunuar ngushtë dhe kjo do të ndihmojë", tha Borrell.


MË SHUME NGA Aktuale