22:52 / 21.06.2021
Danimarka deklason Rusinë
Danimarka ka deklasuar Rusinë. Ndeshjen e fundit të grupeve ata e kanë fituar 4-1.
Mikkel Damsgaard 38', Yussuf Poulsen 59', Andreas Christensen
79' dhe Joakim Maehle 82' kanë realizuar për danezët.
Golin e vetëm për rusët e ka shënuar Artem Dzyuba në minutën e 70 nga penalltia.
Pas kësaj fitore Danimarka zë pozitën e dytë në grup.
Në Grupin B pos Belgjikës që ka nëntë pikë të trija kombëtaret e tjera kanë nga tri pikë. Në grupet e tjera ka vende të treta edhe me nga katër pikë.























