Middleton vendos gjerdanin domethënës kushtuar tre fëmijëve të saj

Middleton vendos gjerdanin domethënës kushtuar tre fëmijëve të saj

Gjerdani i Kate Middleton ka të bëjë gjithçka me familjen.

Në një video që lansoi Royal Foundation Centre for Early Childhood, Dukesha e Kembrixhit, vendosi një aksesor sentimental kushtuar tre fëmijëve të saj.

Ajo e shoqëroi bluzën e saj me mëngë të fryera nga marka Ralph Lauren me një gjerdan të personalizuar nga Daniella Draper (1,400 dollarë), të shkruar me inicialet e fëmijëve të saj dhe Princit William: Princi George, 7, Princesha Charlotte, 6 dhe Princi Louis, 3.

Përveç inicialeve, gjerdani prej ari të verdhë 9 karat përmban tre diamante të vegjël, për të cilët marka thotë se besohet se “i sjellin forcë mbajtësit të saj, ndërsa simbolizojnë dritën, përkushtimin dhe pastërtinë”.

Ajo debutoi edhe një tjetër gjerdan të artë të gdhendur në ari shtatorin e kaluar, madje duke e bashkuar copën delikate me të njëjtën bluzë të bardhë që vishte në videon e saj të fundit. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Magazina