Rita Ora shkëlqen me pozat dhe veshjen unike në Los Angeles
BKT
Magazina

Rita Ora shkëlqen me pozat dhe veshjen unike në Los Angeles

Ajo asnjëherë nuk dështon që të duket e mrekullueshme.

Dhe Rita Ora këtë e ka dëshmuar edhe një herë në një paraqitje të fundit në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.

30-vjeçarja ka marr vëmendje përmes veshje plot stil, derisa modelonte në Los Angeles.

Foto: Daily Mail

Bukuroshja bionde ishte e veshur me një bluzë dhe mini-fund të verdhë, derisa theksoi edhe fizikun e formësuar.

Flokët e lakuara i kishte lënë të lira mbi supe, teksa edhe aksesorët zunë vend të paraqitjen e saj.

Foto: Daily Mail

Pozat që ajo mori para kamerës u komentuan tejet shumë, derisa u thanë shumë komplimente për të.

Ndërkohë, Rita ka qenë duke punuar në Australi pasi ka qenë në “The Voice”. 

Foto: Daily Mail


MË SHUME NGA Magazina