Yuri Kim: Koha që të jepet një përgjigje e guximshme për drejtësinë

Yuri Kim: Koha që të jepet një përgjigje e guximshme për drejtësinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas ankimimit që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, duke kërkuar rishikimin e vendimit dhe largimin e saj nga sistemi i drejtësisë.

Në një reagim në Twitter, ambasadorja amerikane thotë se tani është momenti për të parë nëse do të jepet një vendim i guximshëm për sistemin e ri të drejtësisë, apo do të ketë përpjekje për të penguar Vettingun.

“Në përputhje me rolin kushtetuese në procesin e verifikimit, vëzhguesit ndërkombëtarë dje i rekomanduan Komisionierit Publik të apelojnë vendimin e Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme. Të gjithë duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë. A do të jepet një përgjigje e guximshme dhe me integritet për të dhënë drejtësi apo siç kemi parë shpesh në të kaluarën do të sulmohet procesi i vettingut duke shpifur për vëzhguesit ndërkombëtarë? A do t’i shërbejë media publikut dhe a do të raportojnë për këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të bien dakord për të qëndruar të heshtur dhe të verbër? Tani është koha të tregohet guxim dhe integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Është koha që Shqipëria të ecë përpara. SHBA do të jetë me ju”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim në Twitter. /tvklan.al