Chelsea me interesim konkret për Grealish

Chelsea me interesim konkret për Grealish

Chelsea është duke i prirë garës për transferimin e Jack Grealish nga Aston Villa në këtë verë, transmeton Telegrafi.

The Blues duan ta transferojnë anësorin anglez nga rivali i Ligës Premier, derisa po hasin në konkurrencë.

Aston Villa është e gatshme që t’i dëgjojë ofertat, derisa shpresojnë të marrin deri në 70 milionë euro.

Por, sipas asaj që raporton Football Insider, Chelsea ka interesim konkret për Grealishin dhe dëshiron që sa më parë të transferojë atë.

The Blues planifikojnë që t’i bëjnë disa largime në këtë afat, e që po ashtu edhe kanë bilanc pozitiv ekonomik, gjë që ua mundëson të blejnë lojtarin.

Hakim Ziyech raportohet se do të largohet nga Chelsea në këtë verë, e që largimi i tij do krijonte hapësirë të madhe në ekip për Grealisht.