Mount dhe Chilwell në vetizolim, shkaku i kontaktit me Gilmour

Mount dhe Chilwell në vetizolim, shkaku i kontaktit me Gilmour

Dyshja e Chelseat, Mason Mount dhe Ben Chilwell do të mungojnë në takimin e Anglisë ndaj Republikës Çeke që luhet sot (e marte) nga ora 21:00, transmeton Telegrafi.

Lojtarët kishin kontakt me bashkëlojtarin e tyre te The Blues, Billy Gilmour, që rezultoi pozitiv me coronavirus.

Kështu, Anglia ka njoftuar se Mount dhe Chilwell do të jenë në vetëizolim për dhjetë ditë, duke mos rrezikuar pjesën tjetër të skuadrës.

Edhe pse Gilmour kishte kontakte edhe me bashkëlojtarët te Skocia, asnjë prej tyre nuk janë në vetëizolim.

Ky njoftim i çuditshëm natyrisht se mund të shkaktojë probleme për Tre Luanët që po luftojnë për kreun e tabelës së Grupit D.

Çekia dhe Anglia kanë nga katër pikë dhe janë të kualifikuar, mirëpo që do të përcaktohet se kush do të jetë lider i grupit.