“Fati” i Metës do të jetë në duart e gjyqtarit që e emëroi vetë Presidenti

“Fati” i Metës do të jetë në duart e gjyqtarit që e emëroi vetë Presidenti

Gjyqtari Perparim Kalo është caktuar nga Kushtetuesja si relator për çështjen e shkarkimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kalo u zgjodh në Gjykaten Kushtetuese nga vetë kreu i shtetit në dhjetorin e vitit te kaluar.

Sipas ligjit çështja e shkarkimit te Presidentit shqyrtohet paraprakisht nga kolegji, i përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku bën pjesë dhe relatori.  Kolegji ka 3 muaj afat nga data e dorezimit te kerkeses per te vendosur nese ceshtja kalon per shqyrtim ne séance plenare. Duke pasur parasysh se kuvendi e ka dorezuar kerkesen ne 14 qershor, atehere ky afat perfundon ne 14 shtator. Por nese  mbajme parasysh se muaji gusht eshte pushim atehere afati eshte 14 tetori.

E deri ne kete date, jo pak gjera pritet te ndryshojne. Se pari mendohet qe ne fillim te vjeshtes gjykata Kushtetutese te kete 9 anetare nga 7 qe ka aktualisht, pasi pritshmerite jane qe gjykata e Larte te kete kuorumin e nevojshem per te zgjedhur 3 anetaret e saj ne Kushtetutese.

E nese gjykata plotesohet atehere trupa qe do te vendose per fatin e Ilir Metes do te kete 3 gjyqtare e zgjedhur nga presidenti, 3 nga parlamenti e 3 nga gjykata e Larte.

Kjo eshte hera e pare qe gjykata Kushtetuese do te shprehet per nje ceshtje kaq te rendesishme si shkarkimi ose jo i Presidentit të Republikës./vp