Havolli që kërcënonte me masa diciplinore, vetë promovon LDK në Prishtinë
BKT
Lajme

Havolli që kërcënonte me masa diciplinore, vetë promovon LDK në Prishtinë

Ish shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa dhe Zëvendës Guvernatori i tanishëm Sokol Havolli, i cili vazhdimisht “ka kërcënuar” me masa diciplinore, të gjithë ata që përfshihen në çështje politike, vetë nuk po e zbaton këtë praktikë.

Havolli, në shkrimet e tij në rrjetin social Facebook kujdeset të prmovojë LDK’në e Lumir Abdixhikut. Sokol Havolli në foton më poshtë shihet me kryesinë e LDK si dhe kandidatin e LDK për Prishtinën në zgjedhjet lokale të këtij viti, shkruan Metro

Kujtojmë, që Ligji i BQK neni 42, pragrafi 2.3 parasheh diskualifikim dhe shkarkim për anëtarët e Bordit Ekzekutiv që angazhohen në çfardo aktiviteti politik pas emërimit, mirëpo si duket kjo nuk vlen për Havollin!

Përndryshe Sokol Havolli gjithashtu ishte kandidat i pasuksesshëm për deputet në listën e LDK, në zgjedhjet e vitit 2017.


MË SHUME NGA Lajme