21:33 / 22.06.2021
Përflitej për kryetar të PDK’së, vjen reagimi i Gent Cakajt
Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar pasi së fundmi u përmend edhe emri i tij si kandidat për kryetar të PDK’së.
Cakaj tha se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e ndonjë partie politike në Kosovë.
“Unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht”, është shprehur Cakaj.























